Flet babai i foshnjës që përfundoi në rrobalarëse: Mjekët ishin neglizhentë

Aktuale

Flet babai i foshnjës që përfundoi në rrobalarëse: Mjekët ishin neglizhentë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur javën e kaluar në spitalin e Pejës, ku një foshnje e cila kishe vdekur ka përfunduar në rrobalarëse.

E lidhur me rastin ka folur babai i foshnjës.

Ai tha prapa kamerave se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

“Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t’ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën. Foshnja ka përfunduar në lavatriqe. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat