Thaçi: ASHAK ta fshijë analizën, të distancohet nga ky dokument e të ndërmerr masa ndaj autorit

Aktuale

Thaçi: ASHAK ta fshijë analizën, të distancohet nga ky dokument e të ndërmerr masa ndaj autorit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 21:41
Analisti Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka folur për analizën e publikuar në web-faqen e ASHAK-së me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Thaçi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ASHAK e ka për detyrë që ta fshijë nga faqja këtë dokument, pasi sipas tij, shihet qartazi që nuk është një dokument zyrtar.

Tutje, Thaçi tha se Akademia po ashtu duhet të distancohet nga ky dokument si dhe të ndërmarrë masa komfort rregulloreve të brendshme.

“Është detyrim i Akademisë ta fshij nga faqja e vet këtë dokument, se shihet qartazi që nuk është dokument zyrtar, të distancohet nga ky dokument dhe të ndërmarrë masa komfort rregulloreve të brendshme”.

Thaçi tha se duhet të merren masa ndaj autorit të këtij dokumenti.

“Nuk po besoj që ky është qëndrim unik i Akademisë. Shihet sikur me qenë dokument i word’it, i vendosur në web faqe. Nuk ka asnjë element i publikimit zyrtar të një institucioni akademik e shkencor. Duhet të merret masa ndaj kushdo qoftë që është autori i këtij, dhe e ka keqpërdor institucionin për të promovuar idenë e tij ose saj personale, sepse ende s’mundemi me përcaktu kush është autori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat