“Patetik, guximin me e bo këtë foto në atë kohe, ti në jetë s’ke me e përjetu”, Lend Mustafa i reagon deputetit të VV-së

Aktuale

“Patetik, guximin me e bo këtë foto në atë kohe, ti në jetë s’ke me e përjetu”, Lend Mustafa i reagon deputetit të VV-së

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 08:52
Lend Mustafa, aktivist nga komuniteti LGBTI dhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar për fotografinë e bërë në sheshin “Ibrahim Rugova”, në të cilën shihen dy qifte femra, duke u puthur në buzë.

Agusholli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për fotografinë në fjalë, janë ndarë nga buxheti i Kosovës, 10 mijë euro.

Këtë veprim ai e ka quajtur dhunë psikologjike për fëmijët.

“Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”. Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”, u shpreh Agusholli.

Lend Mustafa, aktivist nga komuniteti LGBTI ka reaguar pas postimit të deputetit Agusholli. Mustafa e ka quajtur patetik deputetin në fjalë.

“Sa patetik bre! Po guximin me e bo kete foto ne ate kohe ti ne jete s’ke me e perjetu 
A po e mshef homofobine mbas opinioneve per artin a? Demek, gjynah arti e fondet per artiste”,
shkruan ndër të tjera Mustafa. E deputeti i VV-së ia ka kthyer këtë koment duke përdorur sërish gjuhë homofobe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat