Aliu i VV-së: Regjimi i Vuçiqit po manipulon dhe po kërkon luftë, shteti ynë i përkushtuar për rend e ligj

Aktuale

Aliu i VV-së: Regjimi i Vuçiqit po manipulon dhe po kërkon luftë, shteti ynë i përkushtuar për rend e ligj

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:14
Deputeti i Vetëvendosjes, Luan Aliu

Deputeti i Vetëvendosjes, Luan Aliu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të tërhiqen asnjëherë nga përkushtimi e zotimi  për të garantuar dhe ruajtur qytetarët e vendit tonë pa dallim feje e etnie.

Por, Aliu ka thënë se qytetarët nga komuniteti serb në veri të vendit, janë qytetarët tanë dhe duhet të distancohen nga bandat kriminale dhe nga regjimi i Vuçiqit, i cili po i manipulon dhe po kërkon luftë.

Postimi i tij i plotë:

Fjala ime sot në Kuvendin e Kosovës në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Sigurinë në Veriun e Mitrovicës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar për një të ardhme demokratike, prosperuese dhe evropiane. Qytetarët nga komuniteti serb në veri të vendit, janë qytetarët tanë dhe duhet të distancohen nga bandat kriminale dhe nga regjimi i Vuçiqit, i cili po i manipulon dhe po kërkon luftë. NE, asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga përkushtimi e zotimi ynë për të garantuar dhe ruajtur qytetarët tanë pa dallim feje, etnie, moshe e gjinie. Më lejoni që në emrin tim personal dhe të gjithë deputetëve t’i falenderoj zyrtarët policor, doganier, korrektues, dhe familjet e tyre për disiplinën, moralin, lojalitetin dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e ligjit e ruajtjen e shtetësisë së Kosovës në veri të vendit. Në fund, më lejoni të ritheksoj edhe njëherë se të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës janë në gatishmëri, vigjilente dhe me detyra të veçanta në mënyrë që të mundësohet vendosja e paqes, e sigurisë, e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të vendit tonë. NE nuk jemi kundër qytetarëve tanë serb që jetojnë dhe veprojnë në veri të vendit, por jemi kundër çdo bande kriminale që sfidon ligjin dhe rrezikon sigurinë e qytetarëve tanë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat