Bleron Baraliu kërkon mbylljen e Akademisë dhe riedukim për profesorët e UP-së

Aktuale

Bleron Baraliu kërkon mbylljen e Akademisë dhe riedukim për profesorët e UP-së

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:52
Analisti Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu, ka reaguar pas skandaleve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ka pyetur se ku kanë qenë nga janari që nuk e kanë kundërshtuar raportin.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se raportet e tilla janë konfirmim i idesë që ASHAK-u duhet me u mbyllë me urgjencë. 

“Tri mendime:

1. Ku keni qenë në Janar që nuk e keni kundërshtuar raportin, por i gjuheni në qafë njeriut me eufori tipike tek tash pasi dëmi është bërë - o turma grejzash që ushqeheni veç me statuse tfejsbukut

2. Ky raport, jo përmbajtja aq sa forma dhe vizioni apo mungesa totale e tij, janë veç konfirmim i idesë që ASHAK-un duhet me e mbyllë me urgjencë

3. Bashkë me ASHAK, do të ishte e udhës me e mbyll edhe UP, dhe mi dërgu në riedukim të gjithë profesorët - pastaj me vlerësu a janë krijuar kushtet e nevojshme për rihapje

Pa guxim të këtillë vazhdojmë shllajfitjen intelektuale dhe lulëzimin e portaleve si nacionale.çcom dhe bigbrother.devolli”, ka shkruar Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat