Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në Mitrovicë të Veriut

Aktuale

Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në Mitrovicë të Veriut

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
Policia e Kosovës

Për nder të festave të fundvitit Policia e Kosovës ka shpërndarë dhurata për fëmijët e të gjitha komuniteteve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fund-vitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

“Njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat