Ramush Haradinaj uron Krishtlindjet

Aktuale

Ramush Haradinaj uron Krishtlindjet

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë.

“I nderuar Imzot Dodë Gjergji, të dashur vëllezër dhe motra të krishterë, për shumë mot Krishtlindja!  Gjithashtu, uroj miqtë tanë, shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre! To all friends, Merry Christmas!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, sonte në orën 24:00 do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat