Kryeministri Kurti uron besimtarët krishterë, citon Jezu Krishtin

Aktuale

Kryeministri Kurti uron besimtarët krishterë, citon Jezu Krishtin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:49
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet përmes një postimi në Twitter. Ai e ka cituar edhe një thënie të Jezu Krishtit.

“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju“, është citimi që Kurti e ka bërë duke thënë se ky urdhër është i pavdekshëm.

“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm.

Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat