​E nxorën me dhunë nga lokali, Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur

Aktuale

​E nxorën me dhunë nga lokali, Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar nga policia të nisin hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur, e cila u nxor jashtë me dhunë nga një lokal në Prishtinë sot.

Lajmi është bërë i ditur nga Fridon Lala, deputet i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, një vajzë derisa po kërkonte lëmoshë është larguar sot me dhunë nga një punëtor i lokalit.

Ngjarja ndodhi në një nga lokalet e vendit, ku po pinte kafe ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me një mik të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat