Rohde dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri: Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna

Aktuale

Rohde dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri: Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:08
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter ka dënuar sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës, të cilët janë sulmuar me gurë në veri të vendit nga persona të paidentifikuar.

“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. I uroj ekuipazhit televiziv të Klan Kosovës shërim të shpejtë”, ka shkruar Rohde.

Të hënën në veri të vendit, specifikisht afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut, është sulmuar me gurë një ekip i mediumit.

Media kishte raportuar se nga ky sulm kanë mbetur të lënduar gazetarja dhe shoferi.

Drejtori i këtij mediumi, kishte thënë se gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime të lehta, dhe se ky sulm është kryer nga serbë të maskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat