“Kam një dëshirë për ty, të rregullosh situatën në pjesën veriore” – letra emocionuese e një fëmije drejtuar babagjyshit të Vitit të Ri

Aktuale

“Kam një dëshirë për ty, të rregullosh situatën në pjesën veriore” – letra emocionuese e një fëmije drejtuar babagjyshit të Vitit të Ri

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:28
Barrikada e vendosur në Mitrovicë të Veriut. 27 dhjetor 2022.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë. Gjatë 24 orëve të fundit në atë pjesë janë vendosur edhe dy barrikada të reja, duke quar në total numrin e tyre në 13 sosh.

E gjendja atje jo vetëm që ka shqetësuar qytetarët por ajo ka ndikuar edhe tek fëmijët.

Një fëmijë i cili jeton në pjesën veriore, i ka kërkuar babagjyshit të Vitit të Ri përmes një letre që ta rregullojë situatën atje.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku i cili ka publikuar edhe letrën në profilin e tij në Facebook.

“Letër babadimrit. Babadimër kam një dëshirë për ty, të rregullosh situatën në pjesën veriore dhe të jetojë e lumtur me familjen pranë gjyshit dhe gjyshes”, shkruan në letrën e shkruar nga një fëmijë.

Sadiku ka kërkuar që të rriturit të kenë kujdes gjatë aktiviteteve të përditshme, debateve, raportimeve e deri te bisedat e rëndomta.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat