Tahiri: Vuçiqi do të bëjë çmos ta bëjë Kosovën fajtore

Aktuale

Tahiri: Vuçiqi do të bëjë çmos ta bëjë Kosovën fajtore

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi të martën, grupe të qytetarëve serbë shtuan edhe dy barrikada të reja në veri të Kosovës, duke bllokuar gati të gjitha rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Me këtë rast, Tahiri tha se mendja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është te lufta.

“Në këtë heshtje para furtunës, Vuçiq do të bëjë çmos ta bëjë Kosovën fajtore”, ka shkruar ajo.

Në ndërkohë, Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të koordinohet më aleatët amerikan.

“Qeveria dhe Kurti të koordinohen me aleatët amerikan për të penguar djallëzinë serbe”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat