Portali serb: Lirohet nga burgu në Kosovë serbi i dënuar për “nxitje të urrejtjes”

Aktuale

Portali serb: Lirohet nga burgu në Kosovë serbi i dënuar për “nxitje të urrejtjes”

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:53
Nikolla Nedeljkoviq

Portali serb në Kosovë, Kosovo-Online, i financuar nga pushteti i Aleksandër Vucicit, po raporton se është liruar nga burgu edhe Nikolla Nedeljkoviq, 20 vjeçari nga Beogradi që ishte arrestuar në “Vidovdan”.

“Mund t’ju konfirmoj veç se ai është liruar”, citohet të ketë deklaruar avokatja e tij, Jovana Filipoviq.

Nedeljkoviq ishte arrestuar më 28 qershor në Gazimestan ndërsa në muajin shtator ishte dënuar me tetë muaj burg për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”.

Mediumi serb raporton se në fillim të dhjetorit, Gjykata e Apelit i kishte ulur dënimin Nedeljkoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat