Bulliqi ngushëllon familjen e 28-vjeçarit që vdiq si pasojë e goditjes nga vetura

Aktuale

Bulliqi ngushëllon familjen e 28-vjeçarit që vdiq si pasojë e goditjes nga vetura

Më: 1 janar 2023 Në ora: 15:37
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka shprehur ngushëllime familjes Jupolli nga Shajkofci, për vdekjen e djalit të tyre, Arbnorit.

Bulliqi tha se ndihet shumë i pikëlluar.

“Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jupolli, miqtë dhe të gjithë ata që njohën Arbnorin”, u shpreh Bulliqi.

28-vjeçari vdiq si pasojë se goditjes nga vetura në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë në ditën e fundit të ndërrimit të moteve.

Ai u dërgua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare, por nuk arriti t’ju bëjë ballë lëndimeve.

Arbnor Jupolli, vdiq në orët e para të ditës së hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat