Pretendimet e medias serbe: Situata në veri edhe më tutje mund të ndryshoj brenda natës, ajo rëndohet nga disa sfida

Aktuale

Pretendimet e medias serbe: Situata në veri edhe më tutje mund të ndryshoj brenda natës, ajo rëndohet nga disa sfida

Më: 1 janar 2023 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Barrikadat e hequra a e zgjidhën përkohësisht apo përgjithmonë krizën në Kosovë- është pyetje në të cilën përgjigja do të jepet në muajt e ardhshëm, pasi siç pretendon gazeta serbe blic mbeten shumë sfida për paqen dhe stabilitetin, transmeton "Bota sot". 

Këto sfida janë: Situata me serbët e arrestuar, formimi i asociacionit të komunave pa të cilin nuk ka kthim të serbëve në institucione dhe bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës bazuar në plan-propozimin franko-gjerman dhe evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gazeta “Blic” shkruan se situata në muajt e shkuar është aq jo stabile sa mund të ndryshoj brenda natës. Siç pretendon ajo, "mjafton edhe ndonjë aksion i policisë së Kosovës në veri, në të cilat është e prirë qeveria e Kurtit, që përsëri të ketë krizë në prag konflikti".

Mbetet të shihet, shkruan gazeta si do përfundojë procesi lidhur me arrestimet e tre serbëve nga Policia e Kosovës. Pantiç ish-pjesëtar i policisë së Kosovës që ishte shkak i barrikadave të ngritura nga serbët në rrugët që shpien në kalimet administrative u lirua në arrest shtëpie, por mbetet i arrestuar akoma Axhiç i arrestuar me dyshimin e sulmit ndaj njësisë speciale ROSU dhe protestat në rastin me barnatore vitin që shkoi dhe Trajkoviç po ashtu ish-polic që mbahet në burg me dyshimin për krime lufte.

Varësisht si do rrjedhin gjërat, a do të dënohen, situata mund të dramatizohet pak a shumë.

Çështja e dytë prej të cilës varet situata është formimi i asociacionit të komunave

Pika tjetër kontestuese mes Beogradit dhe Prishtinës mund të jetë asociacioni, në të cilën serbët insistojnë dhe thonë se nuk kthehen në institucione nëse nuk formohet.

Nga ana tjetër Prishtina me kokëfortësi refuzon secilën mundësi të formimit të asociacionit të komunave edhe pse është pjesë e marrëveshjes së brukselit që nga 2013.

Shtrohet çështja si do zgjidhet kriza institucionale në veri të Kosovës nëse nuk formohet asociacioni.

Prishtina njëherë ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat në veri për prill me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu që prilli mund të jetë “dita e ardhshme D” në Kosovë. Por si qëndrojnë punët, secila ditë është sfidë e re për paqen dhe stabilitet.

Çështja e tretë është propozimi franko-gjerman

Shkak i kësaj ndër tjera është edhe ai se perëndimi pret që zyrtarë të Beogradit dhe Prishtinës të ulen në tavolinën e bisedimeve në lidhje me planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që është i ngjashëm me modelin e dy “gjermanive”.

Fakti se pala serbe ka dhënë mendim negativ ndaj këtij propozimi, tregon se na presin muaj shumë të pakëndshëm në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat