Osmani ka uruar Suedinë: Pret bashkëpunim që Kosova të jetë më afër BE-së

Aktuale

Osmani ka uruar Suedinë: Pret bashkëpunim që Kosova të jetë më afër BE-së

Më: 1 janar 2023 Në ora: 19:22
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter e ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Osmani ka shkruar se pret që të ketë bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, për ta sjell Kosovën më afër BE-së.

“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së.

Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar presidentja Osmani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat