Çitaku: Kosova e ka një kryeministër që nuk di të qeverisë

Aktuale

Çitaku: Kosova e ka një kryeministër që nuk di të qeverisë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 15:56
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka nisur vitin e ri me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Albin  Kurti. 

Në një postim në Facebook, të publikuar të martën, Çitaku ka shkruar se Kurti nuk di as nuk do që të qeverisë. 

“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

PDK, partia më e madhe opozitare në Kuvend, së fundmi ka rritur akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se kryeministri Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë politike me Serbinë, për t’i hequr barrikadat në rrugët e veriut, në këmbim të lirimit në arrest shtëpia të Dejan Pantiqit, që akuzohet për sulm terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat