Ky është vëllai i “Kobrës” që u ndalua dje, për të cilin ai sot foli në Gjykatë

Aktuale

Ky është vëllai i “Kobrës” që u ndalua dje, për të cilin ai sot foli në Gjykatë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Dibran Hoxhaj dhe pesë të dyshuarit e tjerë janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prizren.

“Kobra” po akuzohet për vrasje të rëndë.

Ai po dyshohet se ka vrarë Visart Cengun e ka plagosuar Rufgen Shehun.

Ai tha se vëllai i tij, Enver Amrallahin, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahin, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha  i dyshuari Hoxha raporton Betimi për Drejtësi.

Hoxhaj tha se Amrllahu ka ardh pasi kishte marrë informacione se ai (“Kobra”) është vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat