Dibran Hoxha dyshohet për këto tri vepra penale

Aktuale

Dibran Hoxha dyshohet për këto tri vepra penale

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:10
Dibran Hoxha

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra”.

Kjo pasi ai dyshohet për vrasjen e kuksianit në Prizren.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

“D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat