Me ‘besa besë’ po tentohet të bojkotohet gjithçka që mbanë shifrën ‘860’

Aktuale

Me ‘besa besë’ po tentohet të bojkotohet gjithçka që mbanë shifrën ‘860’

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga marketet

Që këto produkte e këta flamuj të shihen sa më pak në tregun e Kosovës, po bëhet gjithçka. Këtë po e bëjnë një numër i madh i qytetarëve, të cilët po mundohen që të tjerët të i vetëdijësojnë për këtë fakt.

Por, jo vetëm tek qytetarët e tjerë, një vetëdijesim i tillë po mundohet të bëhet edhe tek pronarët e bizneseve.

Fitim Shala nga Podujeva ka zgjedhur një formë për të kontribuar me kompaninë tij.

Por cila është arsyeja që e shtyu atë të marrë një vendim të tillë.

Një gjë të tillë do e bëjnë edhe qytetarët e Podujevës, madje ata shihet të jenë goxha të interesuar për këtë veprim.

Pikërisht për këtë arsyeje është hapur edhe një grup në rrjetin social Facebook.

I emëruar si “Besa Besë” ky grup ka arritur mbi 100,000 anëtar.

Aty shumë biznese e grupe qytetarësh  tregojnë lidhur me veprimet që kanë marrë për të bojkotuar këto produkte.

Administrator i kësaj faqe është Burim Piraj.

Ai tregon se sa po ka efekt kjo iniciativë.

Piraj shton se qytetarët nuk është që dëshirojnë të i blejnë këto produkte.

Por, e bëjnë edhe për shkak të mos informimit se cilat produkte janë serbe.

E pikërisht për këtë është hapur edhe ëeb faqe ku qytetarët mund të informohen.

Kurse shumë shpejtë pritet të bëhet edhe si aplikacion, i cili mund të përdoret edhe në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat