I dyshuari për sulm në Shtërpcë ka mbiemrin e ngjashëm me kryeministrin Kurti, Krasniqi jep parashikimin e rrezikshëm

Aktuale

I dyshuari për sulm në Shtërpcë ka mbiemrin e ngjashëm me kryeministrin Kurti, Krasniqi jep parashikimin e rrezikshëm

Nga: A.M Më: 7 janar 2023 Në ora: 00:10
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar sërish pas plagosjes në Shtërpcë.

Ai në një postim në Facebook, komentoi faktin se si i dyshuari për sulm me armë ka pasur mbiemrin Kurtaj, të ngjashëm më mbiemrin e kryeministrit Kurti.

Krasniqi paralajmëroi se ky mund të jetë një komplot i rrezikshëm, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Do të ishte tepër e çuditshme nëse mbiemri i personit të dyshuar për sulm me armë ndaj dy serbëve në Gotovushë të Shtërpcës (Kurtaj) ka qëlluar krejt pahiri i ngjashëm me mbiemrin e kryeministrit Kurti. Nëse nuk është vërtet rastësi, atëherë ka rrezik që jemi në shtjellën e një komploti të rrezikshëm. Hipoteza është disi filologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat