Presidentja Osmani uron Krishtlindjen Ortodokse

Aktuale

Presidentja Osmani uron Krishtlindjen Ortodokse

Më: 7 janar 2023 Në ora: 10:22
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjen Ortodokse.

Ajo, ka thënë se festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve.

“Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo”, ka thënë ajo në urimin e saj.

Urimi i plotë i Osmanit:

Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë!

Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja.

Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve.

Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo.

Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju!

Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat