“Aksident apo skenar për të fajësuar shqiptarët”, Abazi reagon për sulmin në Shtërpcë

Aktuale

“Aksident apo skenar për të fajësuar shqiptarët”, Abazi reagon për sulmin në Shtërpcë

Nga: N.E. Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:11
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas plagosjes së fëmijëve serbë në Shtërpcë.

Abazi ka thënë se plagosja në Shtërpcë mund të jetë një aksident, në mos edhe skenar për të fajësuar shqiptarët.

Sipas tij, duhet durim për të pritur rezultatin.

“Shumë pak reagime dhe shumë pak vizita ka pasë polici i njësisë speciale Ekrem Neziri, kur është plagosur me 8 dhjetor nga bandat kriminale në veri.

Plagosja në Shtërpce, mund të jetë një aksident në mos edhe skenar për të fajsuar shqiptarët, mund të dënohet si akt, por çkado që është, ngulmimi e tendenca me përkufizu ngjarjen në vija etnike, po tregon që as reagim të mençur dhe as qëllim të mirë nuk ka.

Durim, le të pritet rezultati para se të bëhemi gramafonet e zërave dhe qëllimeve të gabuara!”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat