Avokati i ushtarit: Veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje, ai gjuajti në vetmbrojtje me armë personale

Aktuale

Avokati i ushtarit: Veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje, ai gjuajti në vetmbrojtje me armë personale

Më: 8 janar 2023 Në ora: 13:03
Pamje nga gjykimi

Mbrojtja e Azem Kurtajt, Naim Ferati ka thënë se në seancën e sotme dëgjimore ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë. Ai tregon për se dy ditë më parë, ushtari i FSK-së është vetëmbrojtur dhe nuk ka drejtuar armën në drejtim të personave të plagosur. Po ashtu, Ferati thekson se Kurtaj ishte bllokuar nga turma e serbëve dhe kishin filluar ta sulmojnë, për çka ka përdorur armën e tij personale.

Pas seancës dëgjimore, avokati Naim Ferati thotë se ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për të cilat është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ferati: Kemi kundërshtuar pretendimet e prokurorisë

“Sot është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me rastin që përfaqësoj unë të mbrojturin tim, ku Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit. Ne në cilësinë e mbrojtjes kemi kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për arsyeje se janë të pabazuara për të vërtetuar gjendjen faktike dhe faktin që i mbrojturi im ka kryer veprën penale për të cilën pretendon Prokurori i Shtetit”, tregon ai.

Më tej, ai tregon se çfarë ndodhi të premten në mbrëmje, ku Kurtaj kishte plagosur dy të rinj serbë.

Ferati: Të gjitha veprimet janë kryer në vetëmbrojtje

“Vepra apo rasti, ngjarja ka ndodhur në rrethana të vetëmbrojtjes, ku i njëjti duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas është bllokuar nga një turmë e njerëzve ku nga të njëjtit edhe ka filluar sulmi i papritur dhe në mbrojtje të nevojshme është detyruar për të shmangur sulmin dhe për t’u liruar nga ajo hapësirë ku ishte dhe shtin me armë në drejtim të tokës, por asnjëherë nuk është drejtuar arma në drejtim të personave. Dhe gjitha veprimet që janë kryer, janë në vetëmbrojtje, nuk ka asnjë element tjetër që është pretenduar deri më tash”, deklaron mbrojtja e pjesëtarit të FSK-së.

Po ashtu, ai bën të ditur se Kurtaj, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka shtënë me armë personale.

Ferati: Me armë personale të cilën e kishte me vete në posedim

“Me armë personale të cilën e kishte me vete në posedim, nuk kishte asnjë motiv as etnik, as motiv për kryerjen e veprës penale, por kjo ishte një ngjarje e rastit që ndodhi aty për aty me qëllim që të vetëmbrohet... Tash pritet brenda ditës që të merret vendimi, bëhet publik përmes uebfaqes së gjykatës”, përfundon ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat