65 vjeçari në Mitrovicë vritet me ”teslicë, flet vëllai i viktimës

Aktuale

65 vjeçari në Mitrovicë vritet me ”teslicë, flet vëllai i viktimës

Më: 10 janar 2023 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Si sekretar i Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, N.G, pjesën më të madhe të ditës e kalonte aty.

Por, 65 vjeçari humbi edhe jetën në vendin e punës.

Ai dyshohet se u vra me një mjet të mprehtë.

Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat