Visar Ymeri: Nëse droga është vjedhur nën qeverisjet e kaluara, provat e rastit Dehari janë zhdukur nën Qeverinë Kurti II

Aktuale

Visar Ymeri: Nëse droga është vjedhur nën qeverisjet e kaluara, provat e rastit Dehari janë zhdukur nën Qeverinë Kurti II

Më: 10 janar 2023 Në ora: 23:55
Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës ka akuzuar qeveritë e kaluara për keqqeverisje, ndërsa sindikatat i ka quajtur partiake.

Ymeri e ka quajtur videon “skandaloze”, ngaqë sipas tij, Qeveria Kurti II e ka ndjerë nevojën për të treguar se sa të këqija kanë qenë qeveritë e kaluara.

Më tej, ai ka thënë se këtë LVV-ja është duke e bërë pasi nuk është duke mundur që të tregojë se sa e mirë është qeverisja Kurti II.

“Këtu u tha që nuk ka më vjedhje të drogës në stacionin policor, është e vërtetë që ajo ka ndodhur një herë në vitin 2010 apo edhe më herët. Por, nën qeverisjen e Kurtit e kemi zhdukjen e provave të rastit të Astrit Deharit. Dje e dëgjova ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, që tha se kjo zhdukje është bërë qëllim për të më goditur mua, por a mund të themi që edhe droga është vjedhur për t’i goditur pushtetarët e atëhershëm”.

“Vlerësimi që është duke ia bërë Qeverisë së vetë Lëvizja Vetëvendosje, është vlerësim negativ”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Ndër të tjera, ai ka treguar se LVV-ja është duke përdorur një propagandë, e cila është krahasimi me qeveritë e kaluara.

“Kur je në qeverisje duhet të ndryshojë propaganda, duhet të tregosh se çfarë ke bërë vetë edhe si i ke luftuar këto fenomenet që je duke i kritikuar në video, se shumë prej atyre fenomeneve, pavarësisht se sa të vërteta janë, nuk janë duke e luftuar me Vetëvendosjen në pushtet”.

“Përdoren çështje që kanë ndodhur ose raste, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Qeverinë Kurti II, siç ka qenë shkëputja e kontratës me Z Mobile, që ka ndodhur në vitin 2019”, ka shtuar Ymeri.

Ai ka përfunduar duke thënë se privatizimi është duke vazhduar edhe gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat