Kurti: Rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi këtë vit

Aktuale

Kurti: Rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi këtë vit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 10:40
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë iu uroi punë të mbarë ministrave, duke i bërë disa premtime e duke pranuar në njëfarë mënyre se nevojiten më shumë punë e rezultate.

Kurti tha se “viti 2023 do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë e kulturën” dhe se “sfidave do ju japim përgjigje”.

Paraprakisht, kryeministri tha se rezultatet e vitit paraprak duhet të jenë minimumi i rezultateve të Qeverisë këtë vit.

“Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë pra garën me veten, me bindjen se potenciali ynë është më i madh sesa aktualiteti”, tha ai.

Sipas kryeministrit, Qeveria e ka nisur mbarë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat