​Çitaku: Partia në pushtet është reduktuar në një produksion të dobët me video propagandistike

Aktuale

​Çitaku: Partia në pushtet është reduktuar në një produksion të dobët me video propagandistike

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:27
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila qeveris me vendin, është reduktuar në një produksion të dobët të videove propagandistike.

Sipas saj, këto veprime nga partia në pushtet po bëhen për shkak të mungesës së rezultateve në qeverisje.

Çitaku: Vetëvendosje është reduktuar në një produksion të dobët të videove propagandistike

“Çka me thënë, sinqerisht e kam, për keqardhje, një parti e cila tash e dy vite qeverisë me Kosovën me një shumicë absolute është reduktuar në një produksion të dobët të videove propagandistike ku targetohen oponentët politikë. Kjo e shpërfaq karakterin e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mungesën e rezultateve në qeverisje. Një parti në qeveri do të duhej të prodhonte materiale për të shpalosur sukseset e tyre, e fatkeqësisht sikur një video e tillë do të prodhohej do të zgjaste shumë pak sekonda, po aq sekonda sa zgjatë edhe ecja në atë urën pak metërshe të cilën kryeministri e inauguroi në Istog”, ka thënë Çitaku.

Sipas Çitakut, Qeveria Kurti ka abstenuar nga qeverisja dhe instrumentin e vetëm e ka goditjen e oponentëve politikë.

Çitaku: Lista e dëshmimeve të Qeverisë Kurti është shumë e gjatë

“Sot Kosova nuk ka pasaporta, sot çmimet kanë arritur kulmin, inflacioni ka arritur kulimin, mësuesit, mjekët, infermierët, policët, ushtarët, do të shkojnë më 1 shkurt për të marrë pagat e tyre dhe nuk e dinë sa është paga. Sot nuk ka njohje, sot nuk ka sovranitet në veri, lista e dështimeve është shumë e gjatë fatkeqësisht, dhe po e them fatkeqësisht, sepse ne Kosovën duhet ta duam dhe sukseset duhet t’i aspirojmë pavarësisht kush është në qeverisje”, ka thënë ajo në një konferencë për media

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat