​Haradinaj: Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për vendime të mëdha, bashkërisht me ShBA-në

Aktuale

​Haradinaj: Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për vendime të mëdha, bashkërisht me ShBA-në

Më: 11 janar 2023 Në ora: 23:04
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si Kosovë, para nesh kemi shumë sfida. Sipas tij, viti që e lamë pas, ishte me shumë sfida dhe veprime të pamatura.

Në takim me strukturat e AAK-së në Gjilan, Haradinaj u shpreh se ky qytet, në secilën etapë të historisë dha shumë për liri dhe ndërtimin e shtetit.

Tutje, Haradinaj shtoi se Kosovës i duhet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdha bashkërisht me aleatët tanë, me ShBA-në në veçanti.

Shkrimi i plotë:

Në Gjilan, në mesin e kolegëve të AAK-së, bashkëluftëtarëve, mërgatës tonë dhe miqve të shumtë u ndjeva i nderuar! Në qytetin që në secilën etapë të historisë dha shumë për liri dhe ndërtimin e shtetit.

Si Kosovë, para nesh kemi shumë sfida. Viti që e lamë pas, ishte me shumë sfida dhe veprime të pamatura. Sot më shumë se kurrë, Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdhaja bashkërisht me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat