Befason Shkëlzen Gashi, ja si e quan ambasadorin Martin Berishaj - ka disa fjalë për Osmanin, Kurtin dhe Gërvallën

Aktuale

Befason Shkëlzen Gashi, ja si e quan ambasadorin Martin Berishaj - ka disa fjalë për Osmanin, Kurtin dhe Gërvallën

Nga: A.Zh Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:28
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, e ka quajtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishajn, “hajdut”.

Gashi ka thënë se Berishaj nuk është humanist siç ai pretendoi në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, por është “hajdut”.

Ai ka kritikuar edhe presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, të cilët nuk po e shkarkojnë Berishajn, duke theksuar se ata mund të jenë financuar prej tij.

"'Ambasadori' i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t'i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.

Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij.

Dorëheqja nuk mjafton!", ka shkruar Gashi në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Dorëheqjen e ambasadorit Berishaj, e kanë kërkuar edhe partitë opozitare në Kosovë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për medie të mbajtur dje, ka thënë se është pikërisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës.

“Prapa ambasadorit Berishaj, fshihet një lidhje shumë më e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Martin Berishaj është mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga Kryeministri Kurti. Por, përkundër se qeveria është përpjekur me çdo kusht që ta amnistojë këtë aferë, skandali po thellohet çdo herë e më shumë dhe ka marrë rrugë drejt shpalosjes së fakteve tepër shqetësuese, të cilat jo vetëm që tejkalojnë çështjet e integritetit diplomatik e personal, apo edhe ndjekjes penale, por të cilat sot, shtrihen deri tek Zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe implikojnë vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat