Ky aktor i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin e Kosovës

Aktuale

Ky aktor i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin e Kosovës

Më: 12 janar 2023 Në ora: 22:14
Miguel Angel Garzon Utrilla

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, sot informoi se pas përkrahjes që i dha shkrimtarja dhe gazetarja, Ana Exposito Valle që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë edhe aktori i njohur spanjoll Miguel Angel Garzon Utrilla doli në mbështetje të kësaj kërkese.

Në komentin që i bëri postimit së Valle, ai shkroi: “Historinë e tragjedisë që pësuan shqiptarët e Kosovës e di nga miq të ngushtë. Dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, dhe se me mbështetjen e shumë njerëzve, lulëkuqja me katër petale është simboli me të cilin përkujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit në fjalë. Drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!”

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon aktorin Miguel Angel Garzon Utrilla për këtë përkrahje të rëndësishme për ne dhe sidomos e vlerëson lart kërkesën e tij që të ngahnjejë drejtësia për viktimat e këtij gjenocidi.”, u bë e ditur në deklaratën për mediat.

Aktori Miguel Angel Garzon Utrilla ka luajtur në shumë filma spanjoll dhe për shkak të zërit të tij karakteristik, viteve të fundit është i angazhuar si dublues zëri në sinkronizimin e filmave, kryesisht të zërit të aktorit të famshëm, Neil Patrick Harris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat