Lushaku-Sadriu: Kosova e pakoordinuar, dështon shqyrtimi i aplikimit për anëtarësim në KiE

Aktuale

Lushaku-Sadriu: Kosova e pakoordinuar, dështon shqyrtimi i aplikimit për anëtarësim në KiE

Më: 13 janar 2023 Në ora: 22:00
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, dështimi i shqyrtimit të këtij aplikimi dëshmon se sa në mënyrë të ç’orientuar ka aplikuar Koosva, dhe se sa e ç’orientuar është diplomacia aktualsiht.

Ky është reagimi i saj:

Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat