Abdixhiku: Masakra e Reçakut, një ndër aktet më të rënda ndaj popullit të Kosovës

Aktuale

Abdixhiku: Masakra e Reçakut, një ndër aktet më të rënda ndaj popullit të Kosovës

Më: 15 janar 2023 Në ora: 12:05
Abdixhiku, i shoqëruar me bashkëpunëtorë bënë homazhe te Kompleksi memorial në Reçakë në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i shoqëruar me bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderuan jetën dhe veprën e të rënëve te Kompleksi memorial në Reçak në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Abdixhiku tha se mëngjesi i hershëm i 15 janarit të vitit 1999, mban një ndër aktet më të rënda, më të dhimbshme dhe më tronditëse të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

“Aq tronditës ishte ky akt - krim kundër njerëzimit do ta quante ambasadori Walker atëherë - sa që i njëjti u bë pikë kthese e vëmendjes së botës demokratike ndaj Kosovës dhe angazhimit tonë për jetë të lirë.

Sot, teksa po largohemi pothuajse një çerekshekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve. Ndjejmë dhe nevojën që këtë ditë të dhimbshme të kujtesës sonë, ta mbajmë sot e gjithherë si rikujtim që s’shuhet të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi. Mbi këtë sakrificë, përbashkimi ynë për Kosovën, atdheun tonë, bëhet domosdoshmëri”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat