Ramës i vjen edhe një reagim i ashpër që nuk përkujtoi masakrën e Reçakut – ja çfarë po planifikon?

Aktuale

Ramës i vjen edhe një reagim i ashpër që nuk përkujtoi masakrën e Reçakut – ja çfarë po planifikon?

Nga: M.Haziri Më: 16 janar 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Dje u bënë 24 vjet që nga masakra e Reçakut.

Dita e djeshme u shoqërua me homazhe dhe përkujtime nga liderët politik.

Mirëpo ishte kryeministri Rama ai që zgjodhi që përkujtimin ta bënre përmes ministres Xhaçka, përcjell “Bota sot”.

E për këtë ka reaguar profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai tha se Rama dhe Vuçiq heshtën dhe se ministri të punëve sociale në Serbi tha se masakra e Reçakut është një rrenë e madhe, ndërsa Xhaçka tha se masakra e Reçakut duhet të jetë mësim për të ardhmen, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dje ishte 24 vjetori i masakrës së Reçakut! Të gjithë folen, ndërkohë që Rama dhe Vuçiq heshtën. Në fakt këta të dy bënë të njejtin gjest. Vuçiq ngarkoi ministrin e tij të punëve sociale që të thoshte se masakra e Reçakut është një rrenë e madhe. Ndërsa Rama ngarkoi ministren Xhaçka që të thoshte se masakra e Reçakut duhet të jetë mësim për të ardhmen. Ajo e la këtë masakër pa autor, sepse Rama e Xhaçka duan ta mbrojnë Serbinë e Milosheviçit e të Vuçiqit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat