Deliu – Kodra për rritjen e çmimeve: Po rrezikohet mbijetesa e familjeve të varfëra

Aktuale

Deliu – Kodra për rritjen e çmimeve: Po rrezikohet mbijetesa e familjeve të varfëra

Më: 16 janar 2023 Në ora: 10:50
Blerta Deliu – Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve në Kosovë, shkruan GazetaDemos.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se kjo po rrezikon mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës dhe po i rrezikon pensionistët.

“Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat”, ka shkruar Deliu – Kodra.

Mes tjerash, deputetja e PDK-së iu ka bërë thirrje politikanëve që të bashkohen dhe t’ju qëndrojnë afër qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat