Hoxhaj e mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Aktuale

Hoxhaj e mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 13:17
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se e përkrahë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat