Krasniqi: Veprimtaria e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u bë frymëzim për mijëra atdheta

Aktuale

Krasniqi: Veprimtaria e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u bë frymëzim për mijëra atdheta

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:39
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në 41 vjetorin e vrasjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ka theksuar se ata kanë vënë themelet e bashkërendimit të grupeve politike në një front të përbashkët në rrugën e përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri.

Krasniqi ka potencuar se veprimtaria e heroike e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, është bërë frymëzim për mijëra atdhetarë në brezat pasues.

“Ekzekutimi i tyre, 41 vite më parë nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë, ishte një ndër goditjet më të mëdha që iu dha organizimit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës në botën perëndimore. Por, kjo ngjarje nuk arriti të shuante lëvizjen patriotike dhe motivin për çlirim. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ranë, por veprimtaria e tyre heroike u bë frymëzim për mijëra atdhetarë në brezat pasues. Lavdi e mirënjohje e përjetshme për këta kolosë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më 17 janar të vitit 1982, në një atentat janë vrarë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Ndonëse, kanë kaluar 41 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat