Kryeministri Kurti takoi Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:55
Foto nga vendngjarja

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin të cilën e ka falënderuar për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Nga ana tjetër, kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin e Qeverisë së vendit thuhet se në këtë takim është biseduar për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

​ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat