Kurti pas vdekjes së ministrit ukrainas: Kosova shpreh ngushëllimet e përzemërta

Aktuale

Kurti pas vdekjes së ministrit ukrainas: Kosova shpreh ngushëllimet e përzemërta

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:33
Denys Monastyrsky

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky dhe zëvendësit të tij, Yevgeny Enin por edhe të anëtarëve të kabinetit të tij.

“Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”, është shprehur Kurti.

Ministri ukrainas vdiq si pasojë e rrëzimit të helikopterit, ku sipas raportimeve, dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat