Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

Aktuale

Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Gazetari Milot Hasimja ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve, që vie pas bojkotimit të prodhimeve serbe.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Hasimja u ka bërë thirrje prodhuesve vendorë që të mos i rrisin çmimet.

Sipas Hasimes, prodhuesit vendorë po ia “nxjerrin fundin”.

“Prodhuesit vendorë kanë nis rritjen e çmimeve pas bojkotit të prodhimeve serbe, mos ja nxjerrni fundin, mos i shtini qytetarët me ju kthy çmimeve më të lira, marre prej jush” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat