Lushtaku fton deputetët e koalicionit qeverisës ta votojnë Projektligjin për Trustin

Aktuale

Lushtaku fton deputetët e koalicionit qeverisës ta votojnë Projektligjin për Trustin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 00:13
Mërgim Lushtaku

Thirrje për votimin e Projektligjit për Trustin ka bërë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, duke u thënë deputetëve që t’i lënë anash inatet politike.

Lushtaku theksoi se 90% e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje e dinë se po humbin shumë me mosmbështetjen e këtij Projektligji.

“Edhe sot u bëj thirrje depuetëve të pozitës që t’i largojnë inatet politike, të largojnë edhe çdo presion nga liderët e tyre vetëm se janë në pozitë që të mos e votojnë një iniciativë i cili reflekton kërkesën reale në ndërtim të ballafaqimit më të lehtë me situatën e krizës ekonomike…thuajse 90% e deputetëve të Vetëvendosjes, edhe ata mund të luajnë rolin e tyre si pozitë edhe të dalin kundër mos të votohet Trusti, por në realitet e dinë shumë mirë që po humbin shumë me mosmbështetjen sepse mbi të gjitha po humbin qytetarët e vendit, të cilët veç se janë sharruar në krizë të thellë ekonomike”, tha ai.

Ai theksoi se Qeveria ka faj pasi nuk ka ndërmarrë asnjë hap që ta lehtësojë jetën e qytetarëve.

Lushtaku shtoi se arsyetimi i deputetëve është se “ata kanë rrugëtimin e tyre politik dhe prandaj nuk e mbështesin”, e jo pse iniciativa nuk është e mirë.

Miratimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti është në rend dite në seancën e nesërme në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat