​Kastrati-deputetëve të LVV-së: Jeni të burgosur prej Binit

Aktuale

​Kastrati-deputetëve të LVV-së: Jeni të burgosur prej Binit

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:40
Arian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka adresuar akuza të rënda ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e sotme plenare.

Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, Kastrati i ka quajtur deputetët e mazhorancës të burgosur nga kryeministrit Albin Kurti, apo siç e ka quajtur ai “Bini”.

Kastrati: Deputetët e LVV-së janë të burgosur prej Binit

“Ju keni besim në këto si iniciativë jo politike, por për nevoja të qytetarit, por në fakt ju veproni ndryshe. Veproni ndryshe se jeni të burgosur prej binit. Individi është vlera themelore e çdo shoqërie moderne, kjo nuk do të thotë se kjo nuk ka demokraci, pasi ju jeni të votuar, jeni përfaqësues të qytetarëve, por kjo është demokraci pa individë. Ju nuk lejoheni të thoni mendimin e juaj të lirë me çështjen që po diskutohet. Pasi marrëdhënia juaj me binin është sikur ajo e foshnjës me nenën, e cila nuk mundet me u shkëput kordonin nga kërthiza sepse është e varur prej saj”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat