Kastrati: Sasia e reshjeve të shiut në këtë kohë është mbi mesataren

Aktuale

Kastrati: Sasia e reshjeve të shiut në këtë kohë është mbi mesataren

Më: 20 janar 2023 Në ora: 00:22
Bashkim Kastrati

Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë shkaktuar vërshime të shumta.

Situata më e rëndë po vlerësohet të jetë në Skenderaj e Mitrovicë, ku kryetarët e këtyre dy komuna shpallen Gjendje Emergjente.

Ndërkaq në komunën e Klinës, mësimi u pezullua.

Bashkim Kastrati, nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës tha në Edicionin Special në Klan Kosova se sasia e reshjeve është jashtë normales.

“Sasia e reshjeve mesatare gjatë këtyre ditëve është 70 deri në 100 milimetra, ndërsa në komunën e Junikut reshje ka pasur deri në 150 milimetra. Kjo sasi e reshjeve është mbi mesatarën në këtë periudhë kohore, pra reshje të shiut. Dhe pashmangshëm këto kanë shkaktuar pasoja, fatmirësisht pa pasoja në njerëz”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat