Kosova nën vërshime, Faton Peci lajmërohet nga Berlini: Më vjen keq që nuk jam pranë qytetarëve

Aktuale

Kosova nën vërshime, Faton Peci lajmërohet nga Berlini: Më vjen keq që nuk jam pranë qytetarëve

Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:18
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas situatës së rënduar me vërshime në Kosovë.

Peci që aktualisht ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin, ka thënë se i vjen keq që nuk është pranë qytetarëve të prekur në këto momente.

Ai thotë se situata është duke shkuar drejt normalizimit dhe për këtë është informuar nga kryeministri Kurti e kolegët e tjerë ministra.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,Më lejoni që të shpreh keqardhjen time që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk jam afër qytetarëve në Komunën e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet e orëve të fundit.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kolegët e mi Ministra, bënë një punë të palodhshme në teren, duke qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe duke aktivizuar të gjithë mekanizmat qeveritar dhe të institucioneve vartëse, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.

Ndihem i lehtësuar me gjendjen momentale pasi po shkojmë drejt normalizimit të situatës dhe bashkëndjej me qytetarët e prekur të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga shtatori i kaluar ka themeluar mekanizmin koordinues ndër-institucional për reagim të shpejtë e menaxhim të situatave dhe rasteve të tilla, mekanizëm puna e së cilit është për tu përshëndetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat