Përmbytjet, Instituti tregon deri kur vazhdojnë reshjet e shiut dhe ku është situata më e rënduar

Aktuale

Përmbytjet, Instituti tregon deri kur vazhdojnë reshjet e shiut dhe ku është situata më e rënduar

Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:55
Pamje nga përmbytjet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime e përmbytje, pritet të vazhdojnë deri më 25 janar.

Sipas IHMK’së, situata më e rëndë nga vërshimet është në pjesën perendimore, veriperendimore dhe veriore të vendit, derisa ka paralajëmruar se mund të ketë probleme dhe vështirësi edhe në pjesë tjera.

“Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e rreshjeve intenzive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

Reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me:25/01/2023), të cilat, duke u bazar në situaten e vështërsuar hidrologjike, ku lumenjt kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.

Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat