“Moment i papërshkrueshëm”, flet zyrtari komunal që i doli në ndihmë çiftit në Skenderaj

Aktuale

“Moment i papërshkrueshëm”, flet zyrtari komunal që i doli në ndihmë çiftit në Skenderaj

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:55
Nxjerrja e çiftit nga uji

Qytetet e fshatrat e Kosovës janë përballur me vërshime të mëdha e ujëra të rrëmbyeshëm. Shumë rrugë janë bllokuar duke e bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve.

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërsa qytetarëve të bllokuar i kanë dalur në ndihmë edhe zyrtarët komunal. Mbrëmë është publikuar një video emocionuese ku shiheshin zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, bashkë me drejtorin Alban Berisha duke nxjerrur çiftin e moshuar nga uji, ku po qëndronin për disa orë.

Alban Berisha që mban poziten e drejtorit për Kulturë Rini dhe Sport, në Skenderaj, ka treguar se momenti i shpëtimit të çiftit të moshuar do mbetet një nga momentet me të lumtura të jetës se tij.

“Jemi duke e ba evidentimin e dëmeve në terren që nuk janë aspak të vogla fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Kemi ndihmuar me mundësitë tona, ai ishte reagimi i jonë, ka më mbet momenti më i papërshkrueshëm dhe interesant që ka më mbet në kujtesën time”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat