Haxhiu, qendrat për punë sociale kalojnë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë

Aktuale

Haxhiu, qendrat për punë sociale kalojnë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:49
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se qendrat për punë sociale kanë kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Haxhiu këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet llogarisë së saj Facebook.

“Në janar të këtij viti, shërbimet që ofrojnë qendrat për punë sociale, kanë kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Bazuar në këtë, sot kam themeluar Grupin punues i cili do ta ketë përgjegjësinë e analizimit të gjendjes së Qendrave për Punë Sociale, kapacitetet njerëzore dhe profesionale të tyre dhe sfidat e nevojat që kanë.

I uroj punë të mbarë anëtarëve të Grupit Punues dhe jam e bindur që do të arrijmë t’i reformojmë QPS në mënyrë që të njëjtat të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat