“Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën sepse u manipuluan nga Jack Smith”

Aktuale

“Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën sepse u manipuluan nga Jack Smith”

Më: 20 janar 2023 Në ora: 23:46
Richard Grenell

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dëgjuar një incizim të dalë nga një sinjalizues nga Specialja që dëshmon tërheqjen e dëshmive nga disa dëshmitarë ndaj Hashim Thaçit.

Grenell ka thënë se këtë incizim ia ka treguar sot një gazetar në Tiranë.

Sipas tij, arsye për këtë është pasi që ish-kryeprokurori Jack Smith ka përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për të manipuluar dëshmitë e tyre.

“Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi që Jack Smith kishte përdorur asgjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre”, ka shkruar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat