Nesër përkujtohet Beqir Vokshi në 100 vjetorin e vrasjes së tij

Aktuale

Nesër përkujtohet Beqir Vokshi në 100 vjetorin e vrasjes së tij

Më: 21 janar 2023 Në ora: 12:29
Beqir Vokshi

Të dielen në Deçan në ora 12:00 me një Akademi përkujtimore e cila do të mbahet në Gjimnazin e Deçanit, të organizuar nga Dega e Lidhjes së Historianëve në Deçan, në 100 vjetorin e vrasjes do të kujtohet Beqir Vokshit.

Beqir Vokshi, anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës është pasardhës i familjes së heroi të kombit Sulejman Vokshit, pjesëtaret e së cilës e vazhduan aktivitetin patriotik edhe gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, ku si figura dalin Asimi, Derguti, Xhaferi e Bije Vokshi.

Kësaj familje emblematike i takon edhe Shefqet Vokshi, i cili bashkë me djalin e tij u burgosen dhe u dënuan në burgjet serbe gjatë luftës çlirimtare me 1998-1999.

Beqir Vokshi, u vra në rrethana të kompiluara politike me 22 janar të vitit 1922 në moshën 33 vjeçare në Junik, i cili në atë kohë ishte zone neutrale ku ishin të strehuar krerët me të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në 90 vjetorin e vrasjes së tij, në kohën kur Komuna e Deçanit drejtohej nga Rasim Selmanaj, në fshatin Pobergje të Deçanit është bere ndërtimi i shtatores së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat