​Mehaj dhe kryetari i AKB nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Aktuale

​Mehaj dhe kryetari i AKB nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Më: 23 janar 2023 Në ora: 17:34
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi. 

Ministri Mehaj ka shprehur mirënjohjen për vullnetin e përfaqësuesve të bizneseve vendore për mbështetjen e pjesëtarëve të FSK-së

Mehaj ka thënë se bizneset vendore mbështesin FSK-në, “duke mbështetur ushtrinë po mbështesin zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e vendit!”.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot me Aleancën e Biznesit Kosovar, kryesuar nga kryetari Agim Shahini, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Bizneset vendore mbështesin FSK-në, duke mbështetur ushtrinë po mbështesin zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e vendit!

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot me Aleancën e Biznesit Kosovar, kryesuar nga kryetari Agim Shahini, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit. 

Me këtë rast, të gjithë përfaqësuesve të bizneseve tona u shpreha falënderimin dhe mirënjohjen për vullnetin e tyre të shprehur për mbështetjen e pjesëtarëve të FSK-së duke u mundësuar zbritje në produkte, artikuj dhe shërbime nga bizneset.

Ndërsa nga ana e tij, kryetari i AKB-së, z. Shahini u shpreh se kjo iniciativë është shprehje e vullnetit të ndërmarrësve për mbështetje të sigurisë së vendit në formë ekonomike. Gjithashtu, ai u zotua se në vazhdimësi do të rritet numri i bizneseve vendore të cilat do të mbështesin FSK-në.

Nga ana jonë, përmes stafit ushtarak do të mbështesim AKB-në, në fushatën tradicionale “Javët e biznesit kosovar”, me qëllim të promovimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat